
Eurodeputeti gjerman Miachael Gahler ka akuzuar kryeministrin Rama se për arsye politike po ndërhyn për të siguruar që zv.kryeministres Balluku të mos i hiqet imuniteti.
Në fjalën e tij në Parlamentin Evropian, eurodeputeti i grupimit të Partive Popullore Evropiane propozon një qeveri teknike do ishte zgjidhja për të qetësuar qytetarët që protestojnë dhe do jepte shpresë që zgjedhjet e ardhshme të ishin të lira e të ndershme.
“Kur shoh se për arsye politike kryeministri ndërhyn për të siguruar që zëvendëskryeministres të mos i hiqet imuniteti, atëherë kjo ngre shqetësime serioze. Si mund të konsiderohet Shqipëria një vend pararojë kur ekziston një listë kaq e gjatë problemesh dhe shqetësimesh.
Ndoshta një qeveri kujdestare, një qeveri teknike, mund të ishte një zgjidhje për të qetësuar protestuesit dhe shoqërinë civile, si dhe për t’u dhënë qytetarëve shpresë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira dhe të ndershme, pa u errësuar nga korrupsioni” – tha Gahler.