Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm

10 Nëntor 2026, 18:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej

Po zhvillohet pasditen e sotme Forumi i Paqes në Musée de l’Homme në Paris, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama i cili u prit me lëvdata për shkak të ecurisë së anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku u theksua se vendi ynë ka ecur me hapa mjaft të mira.

 “Ju e dini se Shqipëria është një nga dy vendet që do të anëtarësohet më shpejt se vendet e tjera në BE, mundet dhe më shpejt se 2030.”, tha prezantuesja e forumit.

Më tej, biseda me kryeministrin Rama vijoi duke i dhënë fokus protestës së të rinjve që prej muajsh kanë mbushur rrugët e Tiranës, për të cilën Rama tha se e gjitha rrodhi si pasojë e tubimit të ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo”, ku protesta u zhvillua kundër investimeve strategjike në Zvërnec.

Po ashtu, kryeministri u shpreh se në fillim fare, në muajin qershor, numri i protestuesve ka qenë më i lartë dhe njerëzit kanë qenë të qartë me kërkesat e tyre, ndërsa së fundmi numri i pjesëmarrësve ka qenë në rënie, ndërsa protesta është shndërruar në kompleksitet pasi kërkesat e qytetarëve lidhen me të gjitha fushat duke shkaktuar paqartësi.

"Një dallim mes asaj që ka ndodhur në fillim të qershorit ku pai një numër mjaft të madh njerëzish që vinin nga të gjitha fushat e jetës dhe shprehni shqetësime të cilat erdhën si rrjedhojë e projektit të famshëm ose famëkeq që lidhet me Jared Kushner. Dhe ishte si një lloj shamije apo flamuri të keq që nxiti zemërimin.

Nga kjo pastaj mbeti një numër shumë i vogël protestuesish që më vonë e përshkallëzuan në dhunë e nuk është e pranueshme dhe nuk ka të bëjë aspak me atë që ishte në fillim. Është protestë e kompleksuar në mbarë Europën që do e cilësoja si përplasje mes botës reale dhe sociale.

Mendoj se kudo dhe kurdo ka një protestë për arsye që duhen reflektuar dhe menduar. Sfondi i kësja proteste është komplekse, ka një mori gjërash që janë njëjtë si një tenxhere që zien gjithcka, nga shqetësimet e përgjithshme në mjedis, gjepura antisemite të nxitura nga armiqtë.", tha Rama. 


Video