Biznesmeni Dritan Agolli po ndërton hotel 1 milion euro në Bulqi...
9 Nëntor, 19:04Fokus
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, që zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor, në Paris, e cila sjell në vëmendje rëndësinë e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, e ndërtuar në një kontekst të karakterizuar nga ndryshimet gjeopolitike, zhvillimet teknologjike dhe sfidat klimatike.
Rama ka udhëtuar ndërkohë që sot drejt Parisit, ku është pritur nga Emannuel Macron.
"Palais de l’Élysée – Me Presidentin Emmanuel Macron, për të gjitha temat me interes të përbashkët, në vigjilje të Forumit të Paqes nesër", shkruan Rama, ndërsa ka ndarë disa foto.