Jep dorëheqjen drejtori i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson

9 Nëntor 2026, 18:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Jep dorëheqjen drejtori i Portit të Durrësit, ja kush e

Liburn Aliu raportohet se është dorëhequr nga posti i drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, edhe pse për momentin s'ka asnjë njoftim zyrtar.

Në vend të tij është komanduar Andrea Shllaku, i cili më herët ka qenë zv.drejtor si dhe zv.ministër i Mbrojtjes.

Liburn Aliu ishte emëruar në krye të këtij institucioni në tetor të vitit 2025.

Dy muaj më parë, ai ishte larguar nga qeveria e Albin Kurtit, ku mbante postin e ministrit të Infrastrukturës.


Video