Lindshmëria e fëmijëve në minimum historik, Rama njofton skemën e re: Bonus për çdo fëmijë për 5 vjet rresht

9 Nëntor 2026, 16:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lindshmëria e fëmijëve në minimum historik, Rama njofton

Ndërsa lindshmëria e fëmijëve në Shqipëri ka rënë ndjeshëm, kKryeministri Edi Rama ka prezantuar skemën e re të bonusit të bebeve.

Rama bëri të ditur se skema e re pritet të nisë zbatimin më 1 korrik 2027, ndërsa masa e përfitimit do të përcaktohet në bazë të numrit të fëmijëve në familje.

Sipas njoftimit, mbështetja financiare do të jetë:

5,000 lekë në muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë në total për pesë vite.

7,000 lekë në muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë në total për pesë vite.

10,000 lekë në muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë lekë në total për pesë vite.


Video