
Vox News ka siguruar pamjet që tregojnë lëvizjet e autorit të dyshuar të grabitjes së filialit të “Raiffeisen Bank” në kompleksin “Kika 2”, në zonën e Komunës së Parisit, pak para se të kryente vjedhjen.
Pamjet tregojnë 50-vjeçarin Robert Duka, duke shkuar qetësisht me një monopatinë elektrike në kompleksin "Kika 2", aty ku ndodhet edhe shënjestra e tij, dega e Raiffeisen Bank.
Sipas të dhënave të bëra publike, autori dyshohet se ka arritur të marrë rreth 60 mijë euro nga ambientet e bankës, ndërsa u largua vetëm për 3 minuta.
Ngjarja ndodhi në orët e paradites, kur personi i armatosur hyri në filialin bankar, kërcënoi punonjësit dhe mori shumën e parave, për t'u larguar më pas me monopatinë elektrike.
Pas disa ditësh hetimesh, Policia e Tiranës arrestoi 50-vjeçarin Robert Duka, i cili dyshohet gjithashtu për përfshirje në një tjetër grabitje banke në të njëjtën zonë.