Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje të moshuarin

8 November 2026, 21:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i rëndë në Durrës, 26-vjeçarja përplas

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, konkretisht në lagjen nr.14.

Një 26-vjeçare, duke drejtuar automjetin e saj ka përplasur një këmbësor, 81-vjeç, i cili si pasojë plagëve të marra ka humbur jetën.

Autoritetet kanë shoqëruar drejtuesen e automjetit, ndërsa kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. Z., 81 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja K. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Video