U akuzua për abuzim seksual ndaj nxënëseve të mitura, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

8 November 2026, 16:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U akuzua për abuzim seksual ndaj nxënëseve të mitura,
Avokatja mbrojtëse Anxhela Karavokyri

Gjykata e Vlorës ka lënë në detyrim paraqitje mësuesin Albano Ahmeti që u akuzua për abuzim seksual ndaj nxënëseve të mitura në shkollën "Hajredin Beqari" në Selenicë.

Avokatja Anxhela Karavokyri tha se kërkesa e prokurorisë ishte masa e arrestit në shtëpi.

“Deri në këto momente nuk duam të bëjmë asgjë publike për shkak të karakterit sensitiv të çështjes”, deklaroi ajo për mediat.

Mësuesi 35-vjeçar u ndalua më 6 nëntor, pasi 7 vajza të moshave 14–17 vjeçe denoncuan se ishin ngacmuar seksualisht prej tij në ambientet e shkollës.

Ai dyshohet se i ngacmonte vajzat me fjalë dhe gjeste.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa 35-vjeçari prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.


Video