Dokumentat/ Raiffeisen Bank në Vlorë i “grabit” 220 mijë lekë të reja qytetares: Po më marrin paratë dhe nuk kthejnë përgjigje!

3 November 2026, 15:12Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dokumentat/ Raiffeisen Bank në Vlorë i “grabit” 220
Foto ilustruese

Shumë qytetarë, të cilët janë klientë të bankës Raiffeisen Bank Albania po denoncojnë publikisht një situatë alarmante; zhdukjen e parave nga llogaritë e tyre.

Denoncimet e njëpasnjëshme të mbërritura gjatë orëve të fundit tregojnë se paratë e kursyera nga shqiptarët me mund avullojnë pa asnjë shpjegim.

Një ankesë e tillë ka ardhur në redaksinë e VoxNews ku një qytetareje i janë marrë 220 mijë lekë të reja (dy milionë e dyqind mijë lekë të vjetra) pa kryer asnjë veprim apo blerje. 

Dokumentat/ Raiffeisen Bank në Vlorë i “grabit” 220
FOTO: Transfertat si jane marre parate nga “Raiffeisen Bank”

Ajo që e bën këtë situatë akoma më dyshimtë është mënyra se si shfaqen këto lëvizje financiare në aplikacionet zyrtare.

Qytetarja ka treguar se në historikun e transaksioneve, paratë e zhdukura figurojnë thjesht si “Tërheqje në ATM”.

Pavarësisht ankesave të përsëritura pranë bankës, ajo thotë se ende nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare dhe as kthimin e plotë të shumës së pretenduar të marrë padrejtësisht.

Sipas denoncimit, bëhet fjalë për gjashtë transferta të kryera pa autorizimin e saj, në vlerën totale prej 220 mijë lekësh të reja. Ajo pretendon se nuk ka kryer dhe as ka miratuar asnjë prej këtyre veprimeve.

Dokumentat/ Raiffeisen Bank në Vlorë i “grabit” 220
Transferta të kryera pa autorizimin e saj

Klientja kërkon kthimin e plotë të parave dhe një shpjegim zyrtar për atë që ka ndodhur.

Ajo shprehet se nuk dëshiron që çështja të përfundojë në dyert e gjykatës, por paralajmëron se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore nëse nuk merr një zgjidhje.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme

Një qytetar i irrituar denoncoi bankën e nivelit të dytë Raiffaisen Bank me filial te Komuna e Parisit në Tiranë, se i ka vjedhur llogarinë bankare në dy raste, njëherë 23 euro dhe 2 muaj më pas 7 mijë euro dhe nuk ia ka kompesuar vlerën.

Në të njëjtën kohë që policia po zhvillonte hetimet për shkak të grabitjes me armë të këtij filiali bankar, qytetari që ndodhej jashtë ambjenteve, ka shpërthyer për mediat, duke e akuzuar Raiffaisen se nuk e lejon të futet në ambjetntet e saj dhe nuk i kthen vlerën e vjedhur nga llogaria e tij.

Qytetari: Edhe aty kanë të drejtë njerëzit që ankohen apo nuk kanë të drejtë? Urdhëroni kjo është banka. Këtu më kanë vjedhur mua llogarinë time. Kam shkuar i kam njoftuar bankierët për herën e parë që më kanë vjedhur 23 euro, bankierët më kanë thënë që do të kompesojmë iku koha. Pas një kohe 3 mujorshe më grabitën vlerën 7 mijë euro. Më kompesuan 3 mijë euro më thanë do të kompesojmë dhe 4 mijë euro. Ku janë paratë? Që po vij vërdallë kam 2 vjet. Kjo bankë sa të më shohë te dera nuk më lënë të hyj brenda. Edhe aty te ata drejtorët që janë të gjithë, i njoh të gjithë, s’më lënë me u fut. Ku të ankohem, më thoni ju? Shkoj te drejtësia, drejtësia ngre duart lartë. Thonë shkoni andej, urdhroni shikoni. Për këtë e kam e nxjerrë sot, në protestë do shkoj se nuk kam dalë, do dalë dhe thoni atëherë se përse dalin në protestë dhe protestojnë shqiptarët. Urdhëroni shikoni këtu.

Në denoncimin e saj për VoxNews, qytetarja pretendon gjithashtu se në Vlorë ka edhe raste të tjera të ngjashme me klientë të Raiffeisen Bank, të cilëve u janë prekur llogaritë bankare.

Kjo mungesë totale e transparencës dhe heshtja e qëllimshme nga ana e drejtuesve të bankës ngre pikëpyetje të mëdha mbi atë që po ndodh realisht.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video