Modelja e njohur, Beniada Nishani, ka publikuar së fundmi një fotografi që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë.
Ajo ka postuar në “Instastory” një fotografi ku shfaqet në krah të partnerit të saj, teksa ndodhen të ulur në krevat.
Ndërkohë bashkëngjitur me imazhin në fjalë, Beniada shprehet se ke gjetur të duhurin kur të bën të gjitha fotot dhe nuk ankohet.
“Është i duhuri kur të bën të gjitha fotot që do dhe nuk ankohet kurrë”, shkruan ish-finalistja e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.

Ndërkohë më herët gjatë vitit, Beniada zbuloi në emisionin “Goca dhe Gra” se ishte në një lidhje dashurie dhe se ishte e lumtur. Në atë kohë, ajo u shpreh se personi që i ka rrëmbyer zemrën është italian dhe se e njihte prej vitesh.
“Nuk jam single. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër. Por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr. Të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare. Është i huaj, është italian. Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne. Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur.
Kur gjërat i merr me pozitivitet, ecin më mbarë. Njihemi prej kohësh, kemi qenë shokë prej vitesh. Pastaj i mori guximin…sepse jam tradicionale shqiptare me të vjetrën. Kemi disa vite që njihemi”, deklaroi Beniada në atë kohë në “Goca dhe Gra”.
Top Channel