Parafytyroni portën e qeverisë. Te dera qëndron Rama. Shik. Me atlete të bardha.
Te shkallët ndalon një fuoristradë. E zezë. Hapet dera.
Zbret një femër seksi. Me taka të larta. Tregon se është e shkurtër. Me fytyrë të “bërë”. Buzët. Faqet. Vetullat. Gushën.
Ngjit shkallët dhe përfundon në krahët e hapur të Ramës.
Ishte ambasadorja amerikane në Greqi.
Çifti futet brenda.
Kaq.
Më vonë mësuam se janë takuar. Kanë ngrënë darkë.
Pastaj mësuam se ambasadorja vinte si ndërmjetëse e kompanisë greke AKTOR.
Do të bëhej një kontratë për të importuar gaz të lëngshëm nga Greqia, i prodhuar në Amerikë.
Pastaj i dolën petët lakrorit.
Më 28 prill 2026, ALBGAZ, nënshkroi një marrëveshje 20-vjeçare me kompaninë greke AKTOR, për furnizimin e Shqipërisë me gaz natyror të lëngshëm.
Kontrata e firmosur, do “piqej” në vitin 2030.
Sa kohë do zgjaste?
Ambasadorja amerikane, me buzët vesh më vesh, tha:
-20 vjet? Vlera e kontratës 6 miliardë dollarë amerikanë.
Kaq para as kishim parë e as kishim dëgjuar.
-Marrëveshje historike,-sqaroi Rama.- Këtë mund ta bëjë vetëm qeveria socialiste!
Dalin disa pikëpyetje.
Së pari. Si do transportohet gazi i lëngshëm. Mëmëdheu ynë nuk ka rrjet tubacionesh.
Së dyti. Shqipot nuk përdorin gaz të lëngshëm.
-“Qiqra në hell!” Mendoi Rama. Inat dhe mëri e Berishës. Smirë e demokratëve. Për pesë vjet, socialistët, do bëjmë mrekullira.
Por Ramës i “ngriu” buzëqeshja. Ambasadoria amerikane dha dorëheqje. U akuzua për korrupsion?!
Po pse u trondit Rama? Ambasadoria është fis me Tramp. Ramës i duhej një “dritare e hapur” për t’u përqafuar me Tramp.
Po halli i marrëveshjes?
-Pa zarar, – mendoi Rama.- Bëhen zgjedhjet. Humbet Tramp. E grisim kontratën.
Por nuk mendojnë kështu ekspertët grekë.
Në një artikull të botuar në Amerikë, ata kërcënojnë:
-Nëse Shqipëria prish kontratën, çështjen do ta çojmë për zgjidhje në Arbitrazh.
Dhe Rama doli me këpucë të kuqe…