E rëndë, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit!

7 November 2026, 13:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit!
Martanesh

Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar në zonën minerare të Martaneshit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në minierë.

Ngjarja është regjistruar këtë të shtunë, më 7 nëntor, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një ambulancë e Spitalit të Bulqizës është nisur drejt vendngjarjes, së bashku me grupin hetimor, për të kryer veprimet e nevojshme.

Deri në këto momente nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës dhe as mekanizmi i aksidentit që i mori jetën.

Pritet që hetimet dhe këqyrja e vendngjarjes të hedhin dritë mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Aksidenti rikthen në vëmendje çështjen e sigurisë në minierat e zonës së Bulqizës, ku edhe më parë janë regjistruar ngjarje me pasoja fatale.


Video