Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Nikolin Pali ka pranuar para autoriteteve greke se nuk ka kryer vetëm dy vrasje në Greqi në vitin 2020, por edhe dy të tjera në Shqipëri, përpara se të arratisej drejt shtetit fqinj.
Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, ka siguruar nga burime konfidenciale emrat e dy personave që Pali ka ekzekutuar në Shqipëri.
Bëhet fjalë për dy vëllezër, Sejdin dhe Seldjan Vucaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2002 në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.
Hetimet vijojnë nga pala greke për të zbuluar nëse ka lidhje me krime të tjera apo jo në shtetin helen.