Ish-kryeparlamentarja dhe ministre e Jashtme, Elisa Spiropali, ka bërë një postim provokues në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar një foto, si revolucionare.
Poshtë fotos shkruan: “Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”.
Reagimi i saj duket se vjen, pasi dy ditë më parë, në emisionin e mbrëmjes të drejtuar nga Fevziu, ku në qendër ishin hetimet e SPAK-ut ndaj ish-zv.kryeministres Balluku, u hodhën tezat se bëhej fjalë për një puç ndaj qeverisë dhe kreut të saj.
Teorisë së cilës iu mëshua ishte se në dosjen ndaj Ballukut ishin të përfshira prokurorë të SPAK-ut, agjenturat e huaja, oligarkë, krimi i organizuar dhe pronarë mediash në një amalgamë drithëruese për nga përmbajtja.
Termi puç është përdorur edhe nga kryeministri Edi Rama, prej nisjes së protestave, dhe postimi i saj duket se vjen si thumbim pikërisht për ta.
Kujtojmë që prej kohësh, Spiropali është në një përplasje të hapur me kryeministrin Edi Rama.
Spiropali ka bërë disa kritika të forta në drejtim të këtij të fundit, për mënyrën e drejtimit të partisë.
Tani mbetet të shohim nëse do i shkojë “revolucionit” që ka nisur brenda PS-së deri në fund, apo jo!