Video/ U dhunua barbarisht, reagon Elton Tozaj: Mesazh për autorët! (Pamje të rënda)

6 November 2026, 10:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video/ U dhunua barbarisht, reagon Elton Tozaj: Mesazh për autorët!

Gazetari Elton Tozaj ka reaguar, një ditë pasi u dhunua barbarisht nga persona ende të paidentifikuar.

Në një postim në rrjete sociale, ai thotë se ky ishte një sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë, ndërsa shprehet se ngjarja nuk do ta ndalë në misionin e tij si gazetar.

Ai pretendon po ashtu se personat përgjegjës për sulmin janë lokalizuar dhe identifikuar nga autoritetet, ndërsa u ka përcjellë dhe një mesazh atyre që, sipas tij, tentuan t’i mbyllin gojën.

“Kanë menduar se duke më sulmuar fizikisht do të më mbyllin gojën. Thjesht më keni bërë më të fortë. Unë do ta çoj deri në fund misionin tim. Mua gojën nuk do të ma mbyllni dot, çfarëdo sulmi që do më bëni. Unë misionin tim do ta vazhdoj. Dhe një mesazh për ata të tjerët që e kanë bërë këtë, mos mendoni se nuk dihet kush jeni. Jeni lokalizuar dhe shumë shpejt pres t’ju kem ballë për ballë”, ka deklaruar Tozaj ndër të tjera.

Elton Tozaj është gazetari i cili ka denoncuar dhe publikuar skandale që përfshijnë personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.

Ndër rastet më të bujshme ishin videot intime që lidheshin me kompozitorin Adrian (Adi) Hila me artiste të njohura, për publikun shqiptar.


Video