Sherr në burgun e Peqinit/ Kunati i Altin Hajrit godet me grusht vëllain e "Rrumit të Shijakut"! (Emrat)

5 November 2026, 15:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr në burgun e Peqinit/ Kunati i Altin Hajrit godet me grusht
Julian Gjoshi

Një konflikt fizik i ndodhur mes dy personave të paraburgosur është bërë problem serioz në burgun e Peqinit.

Protagonistë të këtij sherri mësohet të jenë Julian Gjoshi, i arrestuar për akuzën e Vrasjes me dashje të shokut të vetë në fshatin Ndroq dhe Vullnet Muça i arrestuar nga SPAK lidhur me një çështje penale që bën fjalë për pronat në Hamallaj.

Të dy personat e përfshirë në konflikt, janë nga Shijaku, ku Vullnet Muça është vëllai i Landi Muharremit alias "Rrumit" dhe Julian Gjoshi është kunat i Altin Hajrit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth një javë më parë, në ambientet e përbashkëta të institucionit IEVP Peqin, ku të dy personat mbahen të izoluar.

Fillimisht, mes dy të paraburgosurve ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka degjeneruar në përplasje fizike. Julian Gjoshi i është afruar Vullnet Muçës dhe e ka goditur me grusht.

Incidenti ka vënë në lëvizje autoritetet e burgut, të cilat kanë marrë masa administrative në izolimin e tyre. Ndërsa rasti mësohet se është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.


Video