Komediani i njohur britanik shpallet fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

5 November 2026, 20:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Komediani i njohur britanik shpallet fajtor për përdhunim dhe sulme

Komediani dhe aktori i njohur britanik, Russell Brand, është shpallur fajtor nga gjykata e “Southwark Crown Court” në Londër për një akuzë përdhunimi dhe tre akuza për sulm seksual.

Procesi gjyqësor, i cili zgjati disa javë, përfshiu shqyrtimin e shtatë akuzave gjithsej (që përfshinin tre akuza për përdhunim, tre për sulm seksual dhe një akuzë të ndryshuar në tentativë për sulm të pahijshëm.

Juria, pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive të paraqitura gjatë gjyqit, dha vendimin ku 51-vjeçari Brand u gjet përfundimisht fajtor për katër nga veprat penale për të cilat akuzohej.

Ky vendim shënon një kthesë të bujshme dhe tronditëse për karrierën e gjatë publike të 51-vjeçarit.

Media britanike dhe ndërkombëtare, e ka konsideruar dënimin si një prej goditjeve më të rënda ligjore për imazhin e figurave të njohura të ekranit.


Video