Helmimi i fëmijëve në Vlorë, dyshime për ndotje të ujit në depozitat e pallateve, ISHP: Rrjeti i Ujësjellësit rezulton i pastër

8 November 2026, 12:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Helmimi i fëmijëve në Vlorë, dyshime për ndotje të

Dyshimet për shkakun e helmimit të fëmijëve në Vlorë po përqendrohen te depozitat e ujit në tarracat e pallateve dhe sistemet e furnizimit të brendshëm.

Analizat paraprake të Drejtorisë së Shëndetit Publik kanë evidentuar dyshime për ndotje të ujit të ruajtur në depozita, ndërsa uji i marrë nga rrjeti i Ujësjellësit rezulton i pastër.

 Megjithatë, shkaku nuk është konfirmuar ende, pasi deri tani është analizuar vetëm një mostër nga depozita e një pallati dhe priten verifikime të tjera.

Njoftimi i ISHP Vlorë 

Nga analizat e fundit të kryera nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Vlorë, dyshohet se uji që furnizon banesat përmes bolierëve apo depozitave të vendosura në tarracat e pallateve mund të jetë i ndotur.
Ndërkohë, sipas rezultateve të analizave, uji që vjen nga rrjeti i Ujësjellësit rezulton i pastër dhe pa shenja ndotjeje.
Ky është konstatimi më i fundit i bërë nga specialistët e Shëndetit Publik, të cilët vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të situatës së krijuar dhe helmimit të fëmijëve.
Megjithatë, deri më tani, analiza është kryer vetëm në një prej pallateve, ku është marrë një mostër uji nga depozita. Për këtë arsye, ende nuk mund të thuhet se shkaku është konfirmuar përfundimisht, ndërsa priten verifikime dhe analiza të mëtejshme.


Video