
Një konflikt mes disa personave ka degraduar në përplasje fizike mbrëmjen e sotme në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë sherrit njëri prej personave të përfshirë dyshohet se kishte me vete edhe një mjet prerës, thikë.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ndërhyrë dhe për të neutralizuar situatën.
Në momentin që ka konstatuar praninë e efektivëve, njëri prej personave është larguar me vrap.
Për ta ndaluar, blutë kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, por personi nuk është bindur.
Ai është kapur dhe arrestuar nga efektivët disa metra më tutje.
Ndërkohë, të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme hetimore.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.