Goditje e rëndë për Netanjahun, rivali i tij ngarkohet për formimin e qeverisë së re në Izrael

7 November 2026, 21:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Goditje e rëndë për Netanjahun, rivali i tij ngarkohet për

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ia ka besuar liderit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re, raportojnë mediat izraelite.

Benjamin Netanjahu, kryeministri i deritashëm, po përpiqet ta pengojë këtë proces. Gjatë viteve të fundit, Netanjahu është bërë figurë tejet kontroverse në arenën ndërkombëtare.

Ai përballet me akuza për krime lufte në Gaza dhe me një fletarrest të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Në Izrael po ashtu gjykohet për korrupsion. Në Evropë, një nga përjashtimet e rralla nga izolimi i tij diplomatik ka qenë Hungaria e Viktor Orbánit, ku Netanjahu është pritur në mënyrë demonstrative.

Netanjahu e ka kundërshtuar mundësinë e një qeverie të mbështetur nga partitë arabe. Ndërsa Eisenkot ka 28 ditë për të provuar të krijojë një shumicë parlamentare.


Video