Aeroporti i Gjirokastrës me koncesion – Hapet gara për t’ia kalu...
8 November, 22:06Fokus

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar natën e së dielës, rreth orës 10:00, në Spitallë të Durrësit.
Një 33-vjeçar, që udhëtonte me një automjet tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia duke u përplasur me dy mjete të tjera të parkuara në anë të rrugës.
Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që drejtuesi i mjetit të mbetej i bllokuar brenda kabinës së dëmtuar. Për nxjerrjen e tij është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, policia po heton për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.