Allajbeun e nxjerrin nga dera te Sterilizimi, ai futet nga drita...
9 Nëntor, 11:43Fokus
Marvin Çifliku, 25-vjeç, dyshohet se qëndron në krye të një organizate kriminale, që merret me trafikun e drogës në Itali.
25-vjeçari, qëndron pas kompanive që u goditën së fundi nga antimafia italiane, ku u sekuestruan pasuri që llogariten me vlerë 14 milionë euro, përfshirë asete në lingota ari.
Çifliku drejtonte trafikun e drogës, pavarësisht se gjendej pas hekurave, ndërsa së fundi e kishin transferuar nga burgu i Torinos, pasi i ishin gjetur në qeli 3 telefona celulare.

Sipas mediave italiane, Çifliku ka qenë dhe pjesë e dosjes “Daku”, e përmendur në Prill nga mediat italiane, që godiste grupin e trafikut të kokainës, dhe përbëhej pikërisht nga shtetas shqiptarë.