Ambasadori rus në SHBA ndërron jetë papritur

11 Nëntor 2026, 18:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ambasadori rus në SHBA ndërron jetë papritur

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë papritur në moshën 66-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar të mërkurën nga Ministria e Jashtme ruse, ndërsa shkaqet e vdekjes së tij nuk janë bërë ende publike.

Në një deklaratë zyrtare, ministria e cilësoi Darchiev si një profesionist të jashtëzakonshëm, i cili kishte shërbyer në një prej fushave më të vështira të politikës së jashtme ruse.

Autoritetet ruse shprehën ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e diplomatit.

Darchiev ishte emëruar ambasador në Uashington nga presidenti Vladimir Putin në mars të vitit 2025.

Ai njihej si një diplomat me përvojë të gjatë dhe për qëndrimet e tij kritike ndaj Perëndimit.

Përpara emërimit në SHBA, 66-vjeçari kishte mbajtur disa poste të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.


Video