Protesta para Kryeministrisë, studentë dhe pedagogë kërkojnë largimin e Ramës

11 Nëntor 2026, 17:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta para Kryeministrisë, studentë dhe pedagogë

Studentë, aktivistë dhe qytetarë e zhvendosën protestën e kësaj të mërkure si zakonisht nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.

Protestuesit janë mbledhur për të kundërshtuar qeverisjen dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kreut të qeverisë, ndërsa një tjetër kërkesë e artikuluar nga protestuesit është krijimi i një qeverie teknike, e cila sipas tyre do të mundësonte organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Shqipëri.

Protesta po vijon para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.


Video