Ekskluzive - E mohoi para gazetarëve, por Vox News mëson se depu...
11 Nëntor, 11:01Fokus

Taulant Balla u shfaq dy ditë më parë në një supermarket duke blerë vaj, miell dhe oriz, për të treguar se nga 1 janari, çmimet e ushqimeve do të ulen.
Kjo, sipas tij, falë paketës së re fiskale.
Sot, Erion Braçe ka postuar një video duke ngrënë drekë në shtëpi.
Me pjatën me fasule para, Braçe shprehet se TVSH-ja për ushqimet nga 1 janari do të jetë vetëm 6%.
Në realitet ndërkohë, çmimet e ushqimeve, por jo vetëm, janë ndër më të shtrenjtat në Europë. (Vox News)