Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales Oltion Bistrin duke e dënuar përfundimisht me 11 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 7 vite e 4 muaj.
Ndërkohë për Edmond Prekën, Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin janë lënë në fuqi dënimet e shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme.
Xhevahir Lita u dënua me 5 vite burgim që me gjykim të shkurtuar zbriti në 3.4 vite. Ai u lirua njëkohësisht me Bistrin për shkak të shlyerjes së dënimit në paraburgim.
Dënimet e shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme:
Edmond Preka 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 7 vite, burg i sigurisë së lartë
Behar Brajovic (Bajri) 13 vite burg me gjykim të shkurtuar zbret në 8.8 vite, burg i sigurisë së lartë
Astmer Bilali 8 vite e 6 muaj, 5.8 vite me gjykim te shkurtuar, burg i sigurisë së lartë