Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, koreografi dhe balerini i njohur shqiptar

11 Nëntor 2026, 11:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, koreografi dhe balerini i

Koreografi dhe balerini me origjinë shqiptare Leander Veizi është gjetur i vdekur të hënën në apartamentin e tij në Regensburg të Gjermanisë, ku kishte ndërtuar një karrierë të rëndësishme artistike, duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 37 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga Teatri Shtetëror i Regensburgut, ndërsa sipas Policisë gjermane, në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar shenja dhune dhe as indicie për përfshirjen e ndonjë personi tjetër.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Leander Veizit. 

Leander Veizi mbaroi studimet për balet në Tiranë dhe më pas u formua në Scuola del Balletto di Toscana. Në vitin 2011, ai iu bashkua kompanisë Gauthier Dance në Theaterhaus Stuttgart dhe, më pas u bë anëtar i ansamblit në Ballett Vorpommern dhe Tanz Theater Münster.

37 vjeçari ishte gjithashtu aktiv si koreograf; vepra e tij koreografike u shfaq në skena si Teatri Gallus në Frankfurt, Theater Vorpommern dhe Theater Münster. Që nga sezoni 2022/23, Leander Veizi ishte anëtar i Teatrit Shtetëror të Regensburgut, dhe prej marsit të këtij viti, Drejtor Artistik i kompanisë së kërcimit të këtij institucioni.

 


Video