Biznesmeni Dritan Agolli po ndërton hotel 1 milion euro në Bulqi...
9 Nëntor, 19:04Fokus
Pas afro një orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Sara Mila, doli nga SPAK-u.
Për mediet ajo tha se do të paraqitej përballë këtij institucioni sa herë të kërkohej.
“Do jem këtu sa herë të më dalë emri”, tha ajo mes të tjerash pasi doli nga godina e qelqtë.
Mila është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, pasi po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti me dyshime për korrupsion në zgjedhje.
Hetimet lidhen me dyshime për përdorimin e ndihmës ekonomike dhe përfitimeve të tjera për të ndikuar te votuesit gjatë procesit zgjedhor, ku Mila rezultoi më e pëlqyera në radhët e socialistëve në Elbasan.