Nën monitorimin e SPAK, kush janë dy kandidatët që dyshohet se po mbështeten nga krimi në Durrës dhe Elbasan!

22 Prill 2025, 12:46Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Arkend Balla- Durrës/ Sara Mila- Elbasan

60 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që SPAK ka shpërndarë në terren për të parandaluar krimin zgjedhor kanë mbledhur të dhëna domethënëse, indicie dhe prova të blerjes, apo përpjekjes për të blerë votat, ku në disa raste indiciet tregojnë edhe përfshirjen e krimit të organizuar. 

Burime të VoxNews pohojnë se përveç denoncimeve të subjekteve politike, kandidatëve që garojnë, apo sinjalizimeve që kanë marrë nga prokuroritë e rretheve, policia apo institucione të tjera, agjentët e BKH kanë grumbulluar edhe vetë materiale për dosje potanciale hetimore në të ardhmen.

Të njëjtat burime pohojnë se materialet e grumbulluara janë veçanërisht kompromentuese dhe veçanërisht domethënëse në dy raste, ku dyshohet se pas kandidatëve qëndron krimi i organizuar përmes fuqisë financiare dhe asaj të shantazhit ndaj qytetarëve.

Rasti i parë dhe më serioz, pohojnë burimet, është në Elbasan, ku SPAK dyshon se një grup i fuqishëm kriminal po mbështet kandidaten, Sara Mile.

Nën monitorimin e SPAK, kush janë dy kandidatët që dyshohet
Sara Mile-Elbasan

SPAK ka indicie për shuma të mëdha parash që janë shpërndarë në terren nga ky grup për të mbështetur këtë kandidate, ndërsa të dhënat e siguruara nga VoxNews përmes burimeve përforcohen edhe nga raportimet publike për një përplasje të ashpër mes personave të angazhuar në fushatë për Sara Milen me përfaqësues të subjektit politik për të cilin ajo garon më 11 maj.

Rasti i dytë, që siç pohojnë burimet, konsiderohet gjithashtu problematik është ai i Arkend Ballës në Qarkun e Durrësit.

Nën monitorimin e SPAK, kush janë dy kandidatët që dyshohet
Arkend Balla

Indiciet e grumbulluara nga SPAK në këtë qark sugjerojnë se emri i tij po mbështetet nga një grup i fuqishëm i krimit të organizuar me bazë në Durrës dhe me lidhje të forta me grupin e Elbasanit, që mbështet Sara Milen.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Video