Tirana, pikëpyetja e madhe për Ramën dhe Berishën
22 Nëntor, 16:45Fokus

Gjykata e Lartë ndryshoi dënimin për kopshtarin Festim Bexhdili i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Gjykata e Lartë siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, vendosi 25 vite burgim, nga burg i përjetshëm që kishin shpallur shkallët më të ulëta.
Vendimi u shpall nga gjyqtari i lartë Genti Shala.
Sipas prokurorisë, Festim Bexhdili shfaqej ne pamje duke bërë gati veglat e punës për të zhdukur trupin e babait të 4 fëmijëve.
Jani Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit 2020.
Për herë të fundit trupi i tij i pajetë është filmuar nga një kamera sigurie në kompleksin në Shijak, por pa mundur të gjendet më.