Emërohet drejtoresha e re e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”

24 Nëntor 2026, 15:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Emërohet drejtoresha e re e Spitalit Universitar “Shefqet

Jeta Deda është emëruar në krye të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi. Deda zëvendëson në këtë detyrë Elisaveta Treskën.

Deri më tani, Deda mbante postin e drejtoreshës së Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, nga ku dha dorëheqjen në kuadër të dorëheqjeve të kërkuara në drejtimin e institucioneve shëndetësore.

Pas kësaj dorëheqje, asaj iu besua detyra e drejtoreshës së përgjithshme të Sanatoriumit.


Vox Pop

Video