Tirana, pikëpyetja e madhe për Ramën dhe Berishën
22 Nëntor, 16:45Fokus
Elisa Spiropali ka reaguar pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Me anë të një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, Spiropali ka njoftuar se do të flasë publikisht ditën e nesërme, në orën 11:00, gjatë një konference për shtyp nga ambientet e Kuvendit.
“Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”, shkruan Spiropali.
Me përjashtimin e Elisa Spiropalit numrat e mandateve të socialistëve në Kuvend, tkurren në 81.
Shumica e cilësuar prej 84 votash, e konsideruar si jetike nga mazhoranca për miratimin pa vonesa të ligjeve integruese, vihet seriozisht në rrezik.
Aktualisht 84 votat janë fiks, të kushtëzuara tashmë plotësisht nga 3 deputetët e Tom Doshit.