Veliaj do të dalë me kandidat të tij për Bashkinë e Tiranës? Plarent Ndreca: Të gjitha mundësitë janë të hapura

23 Nëntor 2026, 22:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veliaj do të dalë me kandidat të tij për Bashkinë e
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj

Avokati Plarent Ndreca nuk e ka përjashtuar mundësinë që Erion Veliaj të propozojë ose të mbështesë një kandidat të tijin socialist në zgjedhjet e ardhshme.

I pyetur nëse Veliaj mund të dalë me një kandidaturë të mbështetur prej tij, Ndreca u shpreh se çdo mundësi është e hapur, por theksoi se fillimisht duhet të tentohet zgjidhja e problematikave brenda organizatës socialiste.

“Sigurisht, të gjitha janë të mundura potencialisht, por unë nuk mund të them tani se çfarë do të ndodhë. Hapi i parë është që të përpiqemi të gjithë të rregullojmë çfarë duhet rregulluar tek organizata jonë. Nëse organizata nuk përgjigjet, patjetër që do të elaborohen të gjitha mundësitë e tjera”, deklaroi Ndreca.

 

 


VoxPop

Video