Komisioni i Venecias i përgjigjet Kuvendit, sjell më 25 nëntor dy ekspertët për Reformën Zgjedhore

23 Nëntor 2026, 12:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Komisioni i Venecias i përgjigjet Kuvendit, sjell më 25 nëntor dy

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje pozitive Kuvendit, duke e njoftuar se më 25 nëntor do të dërgojë dy ekspertët e saj për të asistuar partitë politike për reformën zgjedhore.

Top Channel ka mësuar përgjigjen e mbërritur shkresërisht në adresë të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili më 19 nëntor, pasi palët ranë dakord në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, iu drejtua Venecias duke i kërkuar ndihmë. Në fokus të diskutimeve me ekspertët e Venecias do të jetë ecuria e projektligjit për financimin e partive politike dhe reflektimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Paralelisht me shkresën që iu dërgua Venecias, dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi kërkuan edhe asistencën e ekspertëve të OSBE/ODIHR.

Më 30 nëntor mandati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar skadon dhe konsensusi duket ende shumë larg. Ndaj, për të lehtësuar dialogun për kohën e mbetur, dy partitë e mëdha thirrën sërish në ndihmë ekspertët e ODIHR-it për paketën e PD-së për ndarjen e shtetit nga partia, si dhe Komisionin e Venecias për ligjin e financimit të partive politike./Top Channel


Video