Gaz Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026!

23 Nëntor 2026, 12:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gaz Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me inaugurimin e shërbimit “One Stop Shop” në pikën kufitare të Qafë Thanës nga kryeministri, Edi Rama.

Bardhi pretendon se bëhet fjalë për të njëjtin shërbim që ishte inauguruar edhe në vitin 2023. 

Ne fakt, programi kufitar “Një ndalesë – Një kontroll” në Qafë Thanë u përurua më 31 korrik 2023, në një ceremoni ku morën pjesë Rama dhe asokohe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. 

Bardhi ka vënë në dukje pikërisht këtë fakt, duke pretenduar se Rama po prezanton si një arritje të re një shërbim që ishte inauguruar më parë.

Ndërkohë,  më 22 nëntor 2026 u inaugurua në Qafë Thanë sistemi i integruar kufitar “One Stop Shop”, gjatë vizitës së Ramës dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.


Video