Vrasja e "Sel Çamit" dhe nipit të tij në Fier/ Publikohet fotoja e makinës së autorëve para atentatit!

24 Nëntor 2026, 12:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e "Sel Çamit" dhe nipit të tij në Fier/

Automjeti që po shikoni në foto është makina tip Volvo, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët gjatë ekzekutimit të djeshëm në Fier, ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Selami Hasani dhe u plagos nipi i tij, Jakup Hasani, 47 vjeç, i cili më vonë ndërroi jetë.

Sipas raportimeve, fotoja e automjetit ka dalë pak para ngjarjes së rëndë, ndërsa makina mbante targa të dubluara, false.

Ndërkohë, vetëm disa minuta pas ekzekutimit të 60-vjeçarit, automjeti u gjet i djegur në zonën e Dërmenasit, brenda të cilit u gjetën dy armë, të dyshuara se janë përdorur nga autorët.


Vox Pop

Video