Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS

24 Nëntor 2026, 10:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS
Elisa Spiropali

 Elisa Spiropali nuk do të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro heqjes së deputetes Elisa Spiropali nga grupi parlamentar i PS-së.

Sipas burimeve, vendimi është mbështetur nga shumica e deputetëve socialistë, ndërsa dy prej tyre, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi, kanë zgjedhur të abstenojnë. Mësohet se vetë Spiropali nuk ka qenë e pranishme në mbledhje.

Vendimi vjen pas disa ditësh paqartësie lidhur me statusin e Spiropalit brenda Partisë Socialiste, pasi Rama kërkoi largimin e saj nga forumet drejtuese dhe strukturat e partisë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.


Vox Pop

Video