Berisha denoncon POROSINË e Ramës për Suel Çelën: Sill Sara Milen në PARLAMENT ose shkon në burg!

14 Prill 2025, 14:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Suel Çela/ Sara Mila/ Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta gjatë një konference për shtyp nga selia blu, ku vuri në shënjestër drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe Suel Çelën, një emër i njohur për lidhjet me botën e krimit.

Berisha deklaroi se Suel Çela është duke zbatuar me përpikëri, ditë e natë, urdhrat e Edi Ramës për të siguruar mandatin e deputetes për një kandidate të quajtur, Sara Mila.

"Se po ju bëjmë kriminelë ndërkombëtar elektoral, emrat e tyre po shkojnë kudo. O të më sjellës ti Sarën i thotë në parlament, ose do të shkosh në burg. Dhe ai rri tani terrorizon njerëz; më shpëtoni mua, votoni për Sarën. Është shumë e vërtetë. E kam këtu mesazhin shumë të sakte", tha Berisha.

Kreu i opozitës paralajmëroi pasoja për veprimet që ai i cilësoi si “krim monstruoz zgjedhor”, duke theksuar se përgjegjësit do të përballen me ndëshkimin më të rëndë.

“Unë i them Suelit se do të ndëshkohet në mënyrën më të rëndë për krimin monstruoz zgjedhor,” tha Berisha, duke lënë të kuptohet se opozita po ndjek nga afër zhvillimet në terren për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Video