Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me drejtues dhe mbështetës të kësaj force politike në Kukës, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si një regjim armiqësor ndaj shqiptarëve.
Berisha deklaroi se Rama synon ta kthejë Shqipërinë në një “çiflig të drogës dhe mafies më të rrezikshme në Europë”, ndërsa pretendoi se politikat e qeverisë po nxisin largimin masiv të shqiptarëve.
Ai u ndal edhe te protestat e muajve të fundit, duke pretenduar se ato përfaqësojnë një revoltë të gjerë qytetare, përtej mbështetësve të Partisë Demokratike.
Një vëmendje të veçantë Berisha i kushtoi edhe pjesëmarrjes së studentëve dhe gjimnazistëve në protestat në Tiranë, duke vlerësuar guximin e tyre dhe angazhimin për liri e dinjitet.
“Të dashur drejtues të degëve të Partisë Demokratike Kukës, Has, Tropojë, të nderuar deputetë dhe i nderuar deputet i qarkut të Kukësit, i nderuar kryetar i bashkisë Hasit, vëllezër dhe motra!
Së pari, një mirënjohje të pakuqishme ndaj jush, burrave dhe grave atdhetarë, të guximshëm, për mbështetjen dhe votën e tuaj në kushtet më të vështira ndaj Partisë Demokratike. Ua them me bindjen time më të thellë se ajo votë ishte para së gjithash votë për pluralizmin politik të shqiptarëve, votë për lirinë e shqiptarëve, votë për mbijetesën e pluralizmit, e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, të cilat u kërcënuan pas 30 e sa vitesh në mënyrën më brutale, të cilat u vunë në satër nga një regjim, i Edi Ramës, regjim më armiqësor ndaj shqiptarëve.
Në disa aspekte nuk kanë patur kurrë në historinë e tyre regjim i cili i papërcaktuar, i kalkuluar, kërkon me çdo kusht të zhbëjë kombin shqiptar në Shqipëri. Kërkon të dëbojë masivisht shqiptarët nga Shqipëria, kërkon të shtrojë Shqipërinë përfundimisht në një çiflig të drogës dhe mafies më të rrezikshme në Europë. Ju qëndruat, qëndruat me votë si dritë, si dëshmi e qytetarit të pamposhtur.
Por qëndruat ju, qëndruat ju dhe ne pamë në qershor uraganin më të fuqishëm të shqiptarëve në historinë e tyre. Nuk ishit vetëm ju që votuat, por kishte edhe qindra e mijëra shqiptarë që kishin votuar patronazhistët por që e kuptuan gabimin që kishin bërë dhe dolën në rrugë.
Të dashur miq, lëvizja e fuqishme, pranverës, këtij viti e qershorit, ishte një uragan i vërtetë, populli u ngrit me të gjithë lartësinë e idealit. Kjo i dha mbarë botës… Edi Ramës… vetëm politika dhe opozita, por është populli sovran, shqiptarë të të gjitha bindjeve.
Njeriu të cilit i vishet çdo epitet, çdo cilësi, por unë po ndaj çfarë thotë analisti i madh gjerman Michael Martens, kryeministri më i mirë i kombi shqiptar. Por kjo lëvizje, së bashku me revoltën në të cilën shkëlqeu si kurrë herë guximi i pashoq, trimëria e jashtëzakonshme e vajzave të universiteteve, gjimnazeve të Tiranës, nuk kanë parë rrugët dhe sheshet e Tiranës për liri dhe dinjitet siç ishte betimi i studentëve dhe gjimnazistëve.
Në këtë lëvizje, në të cilën Edi Rama përdori barbaritë më të mëdha, e vërteta është, studentë dhe gjimnazistë i dhanë atij dënimin, vdekje politike pa apel! Po po, por miq, kanë qenë gjashtë muajt më pozitivë ndër më pozitivët në historinë tonë kombëtare“, tha Berisha.
Berisha deklaroi se Partia Demokratike u ka bërë thirrje edhe kundërshtarëve politikë të bashkëpunojnë për të rrëzuar Edi Ramën, duke theksuar se përballë asaj që e cilësoi si të keqen më të madhe për vendin, interesi kombëtar duhet të vendoset mbi atë partiak.
Ai pretendoi se PD gëzon sot vlerësimin më pozitiv të qytetarëve dhe është e përgatitur për një fitore vendimtare ndaj qeverisë.
“Por ka një parim të lashtë sa luftërat, sa betejat. Armiku i armikut tim, është aleati im. Dhe ne haptas me guxim ja u thamë të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve. Çfarë bëmë ne me këtë, çfarë thamë ne me këtë? Ne thamë me këtë, dakord, ti je armiku ynë. Ti nuk do të na shohësh mbi faqen e dheut, por në qoftë se ti konsideron Edi Ramën të keqen më të madhe të këtij kombi, hajde të bashkëpunojmë, ta rrëzojmë dhe prapë armiq mbetemi. Të votojnë të lirë qytetarët shqiptarë dhe secili në rrugën e vet. A ishte i drejtë ky qëndrim? Ishte shumë i drejtë. Dhe ky është qëndrimi i njerëzve të qytetëruar që vënë të parin, para flamurit të partisë, flamurin e kombit. Para partisë, vënë Shqipërinë.
Cili ishte vlerësimi i shqiptarëve? Vlerësimi i shqiptarëve për Partinë Demokratike sot, është më pozitiv dhe më i mirë se kurrë. Dhe në fakt ju them unë ju, kjo parti vjen sot e përgatitur për një fitore vendimtare ndaj narkoshtetit dhe Edi Ramës. Kur të cilët krahasuan Partinë Demokratike, e cila në 35 vite, me gjithë gabimet, me gjithë të metat, me gjithë mangësitë, me gjithë defektet, askush në botë s’mund ta mohojë se historia e saj është historia e lirisë së shqiptarëve. Se historia e saj është historia e përmbysjes në Shqipëri e diktaturës më të egër komuniste. Është historia e shtrimit të shqiptarëve nga qenie shtetërore në qytetarë të lirë me dinjitet, me pronë. Është historia e nxjerrjes së shqiptarëve nga njëri prej tre kthetrave më të varfra të planetit në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Është historia e asaj force politike që nuk kishte asnjë aleat të themeluar, por që shpalli para shqiptarëve dhe botës se ylli i saj polar është çështja kombëtare. Duke marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë, duke marrë përsipër të gjitha pasojat. Duke dëshmuar se kurrë, asaj çështje ne nuk i kthejmë shpinën, përkundrazi, do t’i qëndrojmë gjer në zgjidhjen e saj“, theksoi ai.