Normalizohet tregu i karburanteve, por në Shqipëri nuk ka reflektim

13 Nëntor 2026, 18:04Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Normalizohet tregu i karburanteve, por në Shqipëri nuk ka reflektim

Tregu botëror i naftës pritet të rikthehet në një situatë suficiti gjatë tremujorit të katërt të këtij viti, pasi eksportet nga Lindja e Mesme po rimëkëmben më shpejt sesa kërkesa globale për naftë. 

Vlerësimi është bërë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në raportin e saj mujor për tregun e naftës.

Sipas agjencisë, furnizimi global me naftë pritet të tejkalojë kërkesën për herë të parë që nga nisja e luftës në Iran.

Ky zhvillim lidhet kryesisht me rikuperimin e eksporteve nga vendet e Lindjes së Mesme, pavarësisht sulmeve që vijojnë të raportohen ndaj transportit detar.

Në raportin e saj, IEA vlerëson se tregu po shfaq shenjat e para të një ekuilibrimi, pas periudhës së pasigurisë dhe ndërprerjeve në furnizimin ndërkombëtar. 

Pavarësisht përmirësimit të situatë, në Shqipëri nafta ende nuk ka zbritur poshtë 2 mijë lekëve të vjetra.


Video