Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, në kërkim autori

14 Nëntor 2026, 08:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës,

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e vonë të së premtes në Durrës.

Sipas policisë, dy persona janë konfliktuar në lagjen 6 dhe një prej tyre ka shtënë në ajër. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërsa vijojnë kërkimet për personin që shtiu, me iniciale H.Ll.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, në lagjen 6, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve Gj. P. dhe H. Ll.  ka pasur të shtëna me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit H. Ll. autorit të dyshuar të të shtënave.

Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video