Protagonist talenti shqiptar, Gjermania gjunjëzon Serbinë në Beograd 

13 Nëntor 2026, 23:21Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protagonist talenti shqiptar, Gjermania gjunjëzon Serbinë në
Brajan Gruda

Gjermania ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë në Beograd, me protagonist talentin shqiptar Brajan Gruda.

Skuadra gjermane e nisi furishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e tretë, kur Srdjan Babic shënoi autogol pas një goditjeje nga këndi (1-0).

Vetëm 11 minuta më vonë, Florian Wirtz e dyfishoi epërsinë e gjermanëve. Mesfushori përfitoi nga një top i kthyer nga portieri dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Gjermania vazhdoi të kontrollonte lojën, ndërsa në minutën e 50-të erdhi edhe momenti i veçantë për futbollistin shqiptar, Brajan Gruda. Talenti shqiptar realizoi një gol të bukur individual, duke depërtuar përmes mbrojtjes serbe dhe duke goditur fuqishëm nga distanca për rezultatin 3-0.

Serbia arriti të reagojë në minutën e 56-të, kur Srdjan Babic u gjend në vendin e duhur për të shfrytëzuar topin e kthyer brenda zonës dhe për të ngushtuar rezultatin në 3-1.

Megjithatë, ky gol nuk e ndryshoi rrjedhën e përgjithshme të takimit, pasi Gjermania vazhdoi të ishte skuadra më kërkuese dhe më dominuese.

Deri në fund nuk pati ndryshim të rezultatit, me Gjermaninë që regjistroi një fitore 3-1 pas një paraqitjeje bindëse.


Video