
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ku autoritetet kanë urdhëruar pezullimin në shkallë kombëtare të të gjitha fluturimeve në nisje, për shkak të problemeve serioze në sistemin e komunikimit të kontrollit të trafikut ajror.
Administrata Federale e Aviacionit tha se e mori vendimin për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe për arsye sigurie.
Ndërsa Sekretari i Transportit Shon Dafi tha se bëhej fjalë për një problem në komunikimin në kullat e kontrollit të trafikut ajror.
Pak para vendimit, autoritetet pezulluan gjithashtu trafikun ajror në Çikago, ndërsa fluturimet ndërkombëtare në ulje do të trajtohen rast pas rasti.
Ky është pezullimi i dytë kombëtar i të gjitha nisjeve që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001, pas një rasti të ngjashëm në janar 2023, kur ndalimi zgjati më pak se dy orë, për shkak të problemeve teknike.