Epitetin "manipulim" e ka konsideruar të ekzagjeruar nënkryetari i PD, Luçiano Boçi për zgjedhjet për kreun e FRPD-së, teksa shtoi më tej se debatet janë normale.
Boçi sqaroi se "pos zgjedhjet" janë të natyrshme për aq kohë sa pakënaqësitë përkthehen në debate. Më tej, ai tha se të rinjtë janë parë me një sy pozitiv nga drejtuesit e partisë si dhe kanë pasur një proces votimi perfekt.
Boçi i mëshoi faktit se nuk ka pasur asnjë manipulim dhe çdo gjë ka qenë perfekte.
‘Është e ekzagjëruar ta cilësoni si debate e manipulim. E aq më tepër brenda forumit rinor mendoj se është normale. Ne si drejtues kemi qenë të barazlargaur jemi kujdesur që ai të jetë i mbarë dhenë fund të ketë një rezltat për të gjithë favoritët. Pakënaqësitë shprehen dhe në formë debatesh. Dihet që njëri do fitonte. Unë besoj se përtej konsderatash sensitive, kishim një proces perfekt që sigurisht i shohim të rinjtë me sy pozitiv. (…) Pastaj mos harrojmë se çfarë ndodhi me ish kryetarin e FRPD jo humbje listash etj. Rezultati tashmë dihet.’ - tha Boçi për Report tv.
Boçi u pyet edhe për një temë mjaft të diskutuar siçi ishin edhe primaret ku tha se primaret e Rithemelimit janë korrekte dheangazhime politike jo vetëm brenda partisë por edhe nga simpantizantët, pra populli.
‘Zoti Meta e ka përkrahur në dijeninë time idenë e primareve, nga përvoja ime politike janë abgazhim politk të ccdo anëtari të PD. Ndërkohë që fut brenda këtij procesi edhe qytetarët, simpantizantët. Pra ti fillon dhe zhvillon resurset dhe burimet njerëzore. Ti po e vesh që në momentin e parë e vesh me besim qytetar dhe partie. Se Rama psh ka thjesht konturë se i ka drejtësil, krim e insitucione nga mbrapa. Në mos sot do zhvillohen edhe me aleatin për një kandidat. Primaret janë të pranueshme pastaj secili jep opinionin e vet por ama është procesi që nxjerr kandidatin më të besueshëm.’- tha Boçi.