"Këlliçi mbetje e Bashës", Kokalari: Zgjedhjet për kreun e FRPD ishin masakër, Berisha të ...

3 Tetor 2022, 16:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këlliçi dhe Kokalari

Evi Kokalari i ka kërkuar publikisht ish-kryeministrit Sali Berisha që të ripërsëriten zgjedhjet për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, pasi sipas saj, fitorja e kandidatit Besart Xhaferri ishte e manipuluar.

Aho ka deklaruar se këtë gjë ia ka thënë Berishës edhe privatisht, teksa theksoi se duhet të përjashtohet nga partia kushdo që ka bërë manipulime.

“Berisha duhet të dalë tani dhe të thotë që kjo që ka ndodhur me forumin rinor nuk është mirë dhe do e zgjidhim. Përsërit garën dhe të gjithë ata që kanë manipuluar të merren masa. Duhet të përjashtohet nga partia kushdo që ka bërë manipulime. I kam thënë privatisht dhe po i them publikisht Berishës”, u shpreh Kokalari në "EuroNews Albania".

Sipas saj PD duhet të bëhet një parti serioze se në të kundërtën rrezikon ekzistencës e saj. Ajo theksoi më tej se në zgjedhjet për kreun e ri të FRPD-së është bërë masakër.

Kokalari nuk la pa hedhur akuza dhe ndaj deputetit Belind Këlliçi, duke e konsideruar si mbetje të Bashës, teksa tha se në çdo degë janë shtuar nga 100 vota, apo edhe se procesi është manipuluar dhe nga ata që janë mbi 35-vjeç e lart dhe që nuk duan ta lëshojnë FRPD-në.

“Në Komisionin e Rithemelimit ne pamë mbetje të Lulzim Bashës, duke filluar nga Belind Këlliçi. Këto manipulime u bënë nga Belind Këlliçi. Ne kemi një masakër që u bë në Forumin Rinor.Të gjitha ata që kanë manipuluar dje në fushë janë të rinj, ka edhe nga ata mbi 35 vjeç që nuk duan të lëshojnë FRPD-në, që të kenë kontroll. Në çdo degë janë shtuar nga 100 vota”, u shpreh ajo.

Kreu i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike është zgjedhur Besart Xhaferri. Në 62 qendrat e votimit në të gjithë vendin votuan 9470 votues, ose 55% e anëtarësisë së FRPD.

Video