Partia Demokratike ka përgenjështruar artikullin e gazetës malazeze “Pobjeda”, se Sali Berisha është financuar nga rusët. Sipas PD ky artikull është jo-korrekt dhe të pabazuar mbi 'financimet ruse'.
Në artikullin e publikuar në gazetën malazeze Pobjeda shkruhej se Sali Berisha, kryetari (aktual) i Partisë Demokratike, ka marrë financime ruse.
Zyra e shtypit e PD sqaron se Berisha nuk ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, dhe është rizgjedhur në këtë post vetëm më 22 maj të vitit 2022.
Ajo pranon se ka patur financime ruse por në, kohë në të cilën ka qenë kryetar z. Lulzim Basha, edhe pse ka marrë një përgjigje shteruese në gjykatat shqiptare. Të gjitha veprimet, sipas PD janë kryer në kapacitet personal, jo INSTITUCIONAL nga kryetari i asokohe i partisë z. Basha.
Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha ka ngritur para një jave, një Komision Auditi të brendshëm për të bërë transparencë finale lidhur me rastin e ‘financimeve ruse’, pra të dokumentacionit, nëse ka, dhe hyrje-daljeve financiare që përkojnë me dritaren kohore të këtij rasti.
Basha sipas zyrës së shtypit të PD prezumohet se ka marrë një financim prej 500,000 USD nga fonde ruse. Këto para nuk kanë hyrë në financat e PD dhe është e paqartë kur, dhe si, janë marrë dhe si janë përdorur.
PD kërkon që gazeta malazeze të përgenjështrojë lajmin ndryshe do marrin masa sipas ligjeve vendase dhe ndërkombëtare.