Zbardhet arsyeja e takimit, çfarë diskutuan Rama dhe Begaj “kokë më kokë” në Presidencë

3 Tetor 2022, 20:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bajram Begaj dhe Edi Rama

Fati i drejtimit të Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili aktualisht ka në krye nënkryetarin, ka qenë arsyeja e takimit të Kryeministrit Rama sot me Presidentin Begaj në Presidencë.

Kështu ka deklaruar sot në "Kontrast" analisti Lorenc Vangjeli. Më pas ai ka dhënë edhe një ‘identikit’ të kreut të ri të SHISH, që sipas tij do të duhet të plotësojë 3 kushte të rëndësishme.

“Në këto kohë anormale që jetojmë për çështjen e sigurisë, ky është një lajm normal. Në axhendën e takimit ka pak hapësirë për hamendesim. Është ë vërtetë që një nga institucionet e rëndësishme, SHISH, drejtohet nga nënkryetari i së shpejti do të ketë një zgjidhje.

Unë nuk do t’ju them një emër por një identikit. Duhet të plotësojë tre kushte: Profesionist, patriot dhe i lidhur me politikën. Jo thjesht politikan karriere por ta njohë politikën. Të njihet nga kolegët e tij dhe të dallojë nga kolegët e tij.  Të dojë shumë Shqipërinë duke kuptuar se për shumë e shumë vitesh tashmë, që nga Rilindja dielli për vendin tonë dielli lind andej nga perëndon”, tha Vangjeli.

Video