Berisha tregon problemin që ka me Lulzim Bashën

3 Tetor 2022, 18:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shprehet se ish-kryedemokrati Lulzim Basha duhet të sqarojë dhe të bëjë transparencë për financimet ruse.

“I vetmi problem që kam me Bashën është të bëjë transparencë me fondet ruse. Nuk kam komunikuar, por komisioni i auditit atij do t’i japë të drejtën të shpjegojë këtë akt-akuzë të rëndë por tërësisht personale pasi është e faktuar se ajo nuk ka patur lidhje me asnjë institucion të PD, nuk ka kaluar nga arka e PD asnjë qindarkë. Është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë. Me Bashën kam vetëm këtë problem. Përsa kohë ai është anëtar i PD dhe deputet i grupit ai duhet të bëjë këtë transparencë”, u shpreh kryetari i PD për gazetarët jashtë Parlamentit.

Video