"Gojore dhe foltore", ISP kërkon transparencë nga Kuvendi: Shokuese duartrokitjet e deputeteve, ku është Kodi i Etikës?

21 July 2022, 21:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Gojore dhe foltore", ISP kërkon transparencë nga Kuvendi:
Edi Rama pas fjalimit

Instituti i Studimeve Politike ka reaguar lidhur me gjuhën e përdorur në seancën e sotme parlamentare nga Kryeministri Edi Rama, ku tha "gojore dhe foltore".

ISP kërkon transparencë e llogaridhënie nga Kuvendi dhe dënon fyerjet dhe nivelin arrogant të diskutimeve mes palëve, ndërsa duartrokitjet e deputetëve i konsideron shokuese.

“Nisje e gabuar & fyese per sfidat e vendit gjuha e sotme denigruese, personale dhe diskriminuese ne parlament. Shokuese duartrokitjet e deputeveve per nje gjuhe te tille & niveli arrogant i diskursit politik. Kodi i Etikes? Integriteti? Koha per Kuvend transparent e llogaridhenes”, thuhet në reagim.


Video