Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pavarësisht sherreve dhe debateve në sallën e Kuvendit, ka plot raste kur deputetët e Shqipërisë jashtë parlamentit shfaqen të buzëqeshur me njëri-tjetrin sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi me gratë deputete të të dyja palëve politike. Siç shihet në fotot e postuara nga fotografi Agim Rama, deputetet kanë bashkuar tavolinat dhe janë ulur të gjitha së bashku, duke shijuar kafe, pije të ndryshme dhe ëmbëlsira.
Nuk dihet nëse ligjvënëset shqiptare janë mbledhur në kuadër të ndonjë aktiviteti të "Aleancës së Grave Deputet".